Radja Nainggolan edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Interit.

Mesfushori belg i ka dhënë fund aventurës me Interin vetëm pas një viti qëndrim në Giuzzeppe Meazza.

Nainggolan i është bashkuar Cagliarit si huazim nga Interi, por që klubi italian nuk e ka të drejtën e blerjes.

“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Radja Nainggolan është rikthyer në shtëpinë e tij. Ninja dëgjoi zemrën e tij dhe zgjodhi të rikthehet te Cagliari”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

31-vjeçari u largua nga Cagliari për tu transferuar në Romë ku u bë njëri nga mesfushorët më të njohur në botë para se edicionin e kaluar t’i bashkohet Interit.

Për Ninjan në garë ishin edhe Fiorentina dhe skuadra kineze. /Telegrafi/