LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Pas largimit nga Hajduku, Igor Tudor bëhet asistent i Pirlos te Juve

Zyrtare: Pas largimit nga Hajduku, Igor Tudor bëhet asistent i Pirlos te Juve
Igor Tudorsi lojtar i Juventusit në vitin 2011, (Foto: Grazia Neri/ALLSPORT/Gtetty Images/Guliver)

Ashtu siç pritej, Andrea Pirlo do të bashkëpunojë me Igor Tudorin si asistent-trajner i tij te Juventusi, ndërsa Roberto Baronio dhe Antonio Gagliardi janë angazhuar si bashkëpunëtorë teknikë.

Marrëveshja veçmë ishte përmendur në komunikatën e Hajdukut të Splitit që e konfirmoi largimin e ish-mbrojtësit të Zonjës së Vjetër nga klubi kroat.


Është një angazhim intrigues, kur kihet parasysh se Pirlo nuk ka përvojë si trajner, ndërkohë që Tudor ka drejtuar skuadra, si Hajduk Split, PAOK, Karabukspor, Galatasaray dhe Udinese.

Igor Tudor si trajner i Udineses në vitin 2019 (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Madje është raportuar se strategu kroat e ka paguar një të tretën e klauzolës prej 450.000 eurosh, në mënyrë që ta shkëpuste kontratën me Hajdukun. Kroati kthehet në Torino, ku ka luajtur si mbrojtës gjatë viteve 1998-2005.

Baronio dhe Gagliardi do të jenë bashkëpunëtorë teknikë, kurse Paolo Bertelli kthehet në krye të përgatitjeve sportive, së bashku me Andrea Pertusio dhe Enrico Maffei.

Zinedine Zidane dhe Igor Tudor në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2003 (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Claudio Filippi dhe Tommaso Orsini punojnë me portierët, derisa Riccardo Scirea, Domenico Vernamonte dhe Giuseppe Maiuri janë angazhuar si analistë të ndeshjeve.

Juventusi do të fillojë përgatitjet parasezonale nesër (e hënë) në Torino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori