LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Mirlind Daku huazohet tek kampioni i Sllovenisë, NS Mura

Zyrtare: Mirlind Daku huazohet tek kampioni i Sllovenisë, NS Mura

Mirlind Daku është larguar nga Kroacia dhe karrierën do ta vazhdoj në Slloveni.

Sulmuesi gjilanas pas gjashtë muajve të kaluar tek Osijeku, tani është huazuar në elitën e futbollit slloven.

Është kampioni në fuqi i Sllovenisë, NS Mura që ka fituar garën me ekipet tjera të interesuara për t’i marrë shërbimet e Dakut.

24-vjeçari është huazuar te Mura për gjashtë muaj nga skuadra kroate Osijek.

Ka qenë klubi slloven që tanimë e ka prezantuar Dakun dhe janë shumë të lumtur që kanë marrë reprezentuesin kosovar në radhët e veta.

“Mirlind Daku është një futbollist që e kemi ndjekur prej kohësh. Shifrat e tij, sidomos nga kampionati i Kosovës flasin vetë. Ai është një sulmues që është mësuar të shënojë gola. Besoj se do të intensifikojë konkurrencën në sulm dhe do të na ndihmojë të arrijmë rezultatet më të mira të mundshme”, deklaroi drejtori sportiv i Muras, Denis Rajbar.

Mura është kampion në fuqi i Sllovenisë, por këtë edicion ka mbetur mbrapa në luftën për titull. Aktualisht bardhezinjtë ndodhen në pozitën e pestë në tabelëme 29 pikë, 10 më pak se lideri Maribor, por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori