LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Miralem Pjanic vazhdon karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, nënshkruan me Sharjah FC

Zyrtare: Miralem Pjanic vazhdon karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, nënshkruan me Sharjah FC

Miralem Pjanic është zyrtarisht lojtar i Sharjah FC, duke lënë kështu Barcelonën për të vazhduar karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ish-lojtari i Romës dhe Juventusit ndërpreu kontratën me Barcelonën përpara se të pranonte propozimin e klubit të Emirateve të Bashkuara Arabe.


Ai i kaloi testet mjekësore dhe firmosi për dy sezone, plus mundësinë edhe një viti tjetër shtesë.

Lajmin e zyrtarizmit e bëri publik klubi i Sharjah përmes një postimi në rrjetet sociale.

E fituar në këtë rast është edhe Barcelona, e cila me paratë e kursyera nga paga e boshnjakut do mund të rinovojë kontratën e Gavit./Telegrafi/