LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Milani konfirmon largimin e Stefano Piolit

Zyrtare: Milani konfirmon largimin e Stefano Piolit

Milani ka konfirmuar zyrtarisht largimin e trajnerit Stefano Pioli, duke i dhënë fund periudhës së tij pesëvjeçare në skuadër.

Trajneri 58-vjeçar italian mori drejtimin e kuqezinjve në tetor 2019, pas ecurisë së shkurtër dhe zhgënjyese nën drejtimin e Marco Giampaolos, i cili humbi katër nga shtatë ndeshjet e tij të para në krye të klubit.

Pioli ndihmoi të rivendoste njëfarë stabiliteti te Milani dhe i udhëhoqi ata drejt Scudettos së tyre të parë në një dekadë në sezonin 2021/22, duke marrë më të mirën nga lojtarët si Rafael Leao, Theo Hernandez dhe Fikayo Tomori.

Ai gjithashtu e çoi klubin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2022/23, por tashmë kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.

Sipas një deklaratë të sotme, Milani dhe Pioli janë ndarë zyrtarisht, me trajnerin që largohet nga posti pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Salernitana më 25 maj.

“AC Milan dhe Stefano Pioli njoftojnë se Mister do të largohet pas përfundimit të sezonit aktual, pasi ka qenë në krye të Ekipit të parë që nga tetori 2019”.

“AC Milan falënderon nga zemra Stefano Pioli dhe gjithë stafin e tij për drejtimin e ekipit të parë gjatë pesë viteve të fundit, duke siguruar një titull të paharrueshëm të ligës dhe duke rivendosur praninë e vazhdueshme të Milanit në garen më të lartë evropian”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë

"Chiesa dhe Barella mund të luanin edhe në 2006-tën, Dimarcon do ta zëvendësoja menjëherë" - Totti flet pas ndeshjes me Shqipërinë

Përfaqësueset
Incident në Gjermani, policia qëllon një person i cili kërcënoi tifozët me sopatë

Incident në Gjermani, policia qëllon një person i cili kërcënoi tifozët me sopatë

Përfaqësueset
Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, neveriti tifozët e futbollit pasi u kap duke futur gishtin nga hunda në gojë

Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, neveriti tifozët e futbollit pasi u kap duke futur gishtin nga hunda në gojë

Përfaqësueset
Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A  - ai kushton 30 milionë euro

Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A - ai kushton 30 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori