LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Milani blindon Suson, vazhdojnë kontratën (Foto)

Zyrtare: Milani blindon Suson, vazhdojnë kontratën (Foto)

Klubi i madh italian, Milani ka arritur marrëveshje dhe kanë zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me yllin spanjoll, Suso.

Anësori spanjoll po shkëlqen te Rossonerët që nga transferimi i tij nga Liverpooli nga Liverpooli dy vite më parë.


Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që drejtuesit e Milanit të mendojnë rinovimin e tij.

Suso arrin marrëveshje rinovimi me Milanin
Lexo po ashtu Suso arrin marrëveshje rinovimi me Milanin

Ajo dhe doli të jetë, pasi klubi kuqezi ka arritur marrëveshje rinovimi me Susos, e cila do të jetë valide deri në qershor të vitit 2022.

Është vet klubi italian që ka zyrtarizuar dhe ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me anësorin spanjoll.

Festa e Susos gjatë golit ndaj Interit në sezonin e kaluar

“Milani janë të lujtur të lajmërojnë se Suso ka vazhduar kontratën me klubin tonë deri me 30 qershor të vitit 2022”, thuhet në komunikatën e Milanit.

Sipas mediave spanjolle, paga e anësorit me tipare sulmuese po mendohet të jetë arritur në shifrën e tre milionë eurove në sezon.

Mendohet se kontratës së Susos i është shtuar edhe një klauzolë largimi e cila mendohet se të jetë 50 milionë euro. /Telegrafi/