LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Merret vendimi për vazhdimin e sezonit në Ligën Premier

Zyrtare: Merret vendimi për vazhdimin e sezonit në Ligën Premier

Liga Premier ka mbajtur një mbledhje ku është vendosur për fatin e kampionatit.

FA ka lajmëruar se futbolli në Angli është pezulluar fillimisht deri më 30 prill dhe do të vazhdohet nëse gjithçka është normale pas pandemisë coronavirus.

Kampionati anglez ka qenë i fundit nga top ligat evropiane që ka ndalur lojën, teksa është biseduar edhe për ndërprerjen e tij.

Por shtyrja e kampionatit evropian për në vitin 2021, ka bërë që edhe Liga Premier ta vazhdojë edicionin.

Liverpool – Manchester City. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Vazhdimi i garave në Ligën Premier dhe në të gjitha rangjet më të ulëta do të bëhet nga data 1 maj 2020.

Në elitën e futbollit anglez deri më tani janë zhvilluar 29 ndeshje dhe janë në program të zhvillohen edhe nëntë të tjera.

Vazhdimi i kampionatit me 1 maj është një lajm i mirë për Liverpoolin, që i duhen vetëm edhe dy fitore për ta rikthyer titullin e kampionit pas 30 viteve mungesë.

Gjithsesi FA ka lajmëruar se kampionati duhet të përfundojë jo më larg se me datën 1 qershor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori