LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Mërgim Pefqeli rikthehet te Prishtina

Zyrtare: Mërgim Pefqeli rikthehet te Prishtina

Prishtina ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Mërgim Pefqeli, i cili edhe në të kaluarën ka luajtur me klubin më të trofeshëm nga Kosova.

Pas largimeve të shumta gjatë ditës së djeshme, kryeqytetasit kanë filluar sot (e enjte) me konfirmimin e transferimeve të berë.

Pasi konfirmuar ardhjen e Endrit Bahollit nga 2 Korriku, Prishtina tani ka konfirmuar transferimin e mesfushorit të njohur, Mërgim Pefqeli, i cili në sezonin e fundit luajti te Malisheva.

Transferimin e tij, Prishtina e konfirmoi me anë të faqes zyrtare, ndërsa djaloshi kryeqytetas foli edhe për rikthimin, ambiciet dhe lidhjen me tifozët ‘Plisat”.

Të gjitha lajmet nga FC Prishtina
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga FC Prishtina

Postimi i plotë i Prishtinës pa ndërhyrje

𝙈𝙞𝙧𝙚̈𝙨𝙚𝙫𝙟𝙚𝙣 𝙈𝙚̈𝙧𝙜𝙞𝙢 𝙋𝙚𝙛𝙦𝙚𝙡𝙞!

FC Prishtina dhe futbollisti Mërgim Pefqeli e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar kontratë të re dy-vjeçare.

Prishtina dhe Pefqeli janë “dashuri e vjetër” pasi që mesfushori-sulmues edhe më herët ka qenë pjesë e skuadrës sonë ku i numëron 75 paraqitje në fanellën “bardhekaltër” teksa i ka realizuar 12 gola.

Pefqeli në edicionin e fundit ishte pjesë e FC Malishevës me ç’rast tregoi paraqitje të kënaqshme duke dhënë kontribut të madh për sigurimin e një “bilete” të këtij ekipi për Superligë edhe për edicionin e ardhshëm.

28-vjeçari gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe për Llapin, Trepçën ’89, Trepçën, Hajvalinë e Fushë Kosovën.

Pefqeli pas nënshkrimit të kontratës ka folur për faqen zyrtare të klubit tonë.

𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚 – Fakti që jam fëmijë i këtij klubi dhe kontaktet me trajnerin Ismet Munishi, nuk më kanë bërë që të mendoj shumë për rikthimin te skuadra amë. Bartja e fanellës së Prishtinës përveç se është privilegj dhe krenari e madhe, në vete bartë përgjegjësinë e arritjes së rezultateve kulminante, pra trofeve.

𝐏𝐫𝐞𝐭𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐞𝐭 – Synimet me Prishtinën janë që të rikthehemi bashkërisht te titulli kampion si dhe garat evropiane. Prishtina e ka vendin aty përgjithmonë.

𝐋𝐢𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝐭𝐢𝐟𝐨𝐳𝐞̈𝐭 – Tifozëve besnik të Prishtinës, “Plisave” si gjithmonë ju premtoj angazhim maksimal dhe dhënien e atomit të fundit për ngjyrat “bardhekaltër”. Bashkë me shokët e skuadrës do të bëjmë që të mburren me sukseset tona të përbashkëta. Hajde PRISHTINË.

/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori