LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Mateu Alemany largohet nga Barcelona

Zyrtare: Mateu Alemany largohet nga Barcelona

Barcelona ka konfirmuar se drejtori i futbollit, Mateu Alemnay do të largohet nga klubi.

Pas fitores ndaj Osasunas, klubi katalunas lëshoi njoftimin se edhe pse drejtori i tyre ka kontratë deri në vitin 2024, do të largohet nga Camp Nou.


“Drejtori i futbollit të FC Barcelona, ​​Mateu Alemany, do të përfundojë kohën e tij në klub më 30 qershor për të filluar një projekt të ri profesional”, thuhet fillimisht në komunikatën e Blaugranasëve.

Xavi pranon se me fitoren ndaj Osasunas, Barcelona ka bërë hap gjigant për fitimin e titullit
Lexo po ashtu Xavi pranon se me fitoren ndaj Osasunas, Barcelona ka bërë hap gjigant për fitimin e titullit

“Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2024, Mateu Alemany ka informuar presidentin e FC Barcelona, ​​Joan Laporta për synimin e tij për të marrë një rrugë të re në karrierën e tij, por në të njëjtën kohë ka siguruar që ai do të përfundojë merkaton e verës me klubin”.

“Prandaj, pavarësisht se zyrtarisht u largua nga Klubi më 1 korrik, falë një marrëveshjeje joformale, Mateu Alemany është zotuar të përfundojë biznesin e transferimeve të skuadrës së parë këtë verë, edhe nëse duhet të jetë në momentet e fundit të afatit kalimtar”.

Barcelona marshon drejt titullit me fitore ndaj Osasunas
Lexo po ashtu Barcelona marshon drejt titullit me fitore ndaj Osasunas

“Inkorporimi i Mateu Alemany në strukturën e ekipit të parë pas fitores së Joan Laporta në zgjedhjet presidenciale i ka lejuar FC Barcelonas të përfundojë operacionet që dukeshin të pamundura dhe t’i sigurojë trajnerit një ekip konkurrues brenda kufijve të problemeve financiare të vazhdueshme. Presidenti Laporta e ka pranuar këtë largim për shkak të angazhimit të Mateu për të kryer biznesin e transferimeve verore deri në momentin e fundit dhe për të qenë në gjendje të konsultohet nga Klubi sa herë që të jetë e nevojshme”.

“FC Barcelona do të njoftojë së shpejti ndryshimet në strukturën ekzekutive të futbollit pasi të njoftohet largimi i Mateu Alemany”, thuhet më tej në njoftimin e klubit katalunas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori