LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Marcel Sabitzer nënshkruan me Bayern Munich

Zyrtare: Marcel Sabitzer nënshkruan me Bayern Munich

 FC Bayern Munich ka njoftuar se austriaku Marcel Sabitzer, ka nënshkruar me kampionët.

27-vjeçari vjen nga RB Leipzig, ku më parë kishte punuar me trajner Julian Nagelsmann, që aktualisht drejton Bayernin, Sabitzer ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025.


“Jam shumë i lumtur që do të luaj për FC Bayern. Edhe kur isha fëmijë, isha shumë krenar për fanellën time të Bayernit dhe merrja e një të re çdo Krishtlindje”.

“Unë do të jap gjithçka për këtë klub dhe dua të fitoj sa më shumë ndeshje dhe sigurisht të fitoj shumë tituj”, deklaroi ai.

Sabitzer filloi karrierën profesionale në FC Admira Wacker Mödling, ku pastaj kaloi te Rapid Vienna para se të shkojë në Gjermani.

Deri më tani ai ka luajtur 145 herë në Bundesliga dhe ka shënuar 32 gola. Lojtari sulmues do të luajë për kampionët me fanellën numër 18. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori