LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Liga Premier vendos, nuk ka ndeshje për Krishtlindje

Zyrtare: Liga Premier vendos, nuk ka ndeshje për Krishtlindje

Kampionati anglez, Liga Premier ka konfirmuar se asnjë ndeshje nuk do të zhvillohet në prag të Krishtlindjeve këtë vit apo më saktë në datat 24 dhe 25 dhjetor.

Liga Premier njihet si kampionati që asnjëherë nuk pushon me skuadrat që janë mësuar të luajnë për festën e Krishtlindjeve, por edhe për Vit të Ri.


Megjithatë, drejtuesit e Ligës Premier kanë marr një vendim pozitiv për skuadrat dhe futbollistët.

Trofeu i Ligës Premier

Ata kanë konfirmuar vendimin e tyre që asnjë ndeshje mos të zhvillohet për festën e Krishtlindjeve.

Kështu, ndeshjet e parapara për datat 24 dhe 25 dhjetor janë shtyrë ose afruar për disa ditë në mënyrë që të shmanget ngarkesa e kampionatit.

Java e 19-të e Ligës Premier e gjitha do të zhvillohet me datë 23 dhjetor nga ora 16:00, ku spikat derbi në mes të Arsenalit dhe Liverpoolit.

Ndërsa, java e 20-të e kampionatit anglez do të zhvillohet me datë 26 dhjetor, ku nuk ka ndonjë derbi.

Për shtyrjen e datave të ndeshjeve janë pajtuar edhe transmetuesit e ndeshjeve të televizioneve të mëdha si BT Sport dhe Sky Sport. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Kalo në kategori