LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Lazaro transferohet te Borussia Monchengladbach

Zyrtare: Lazaro transferohet te Borussia Monchengladbach
Foto: Borussia Monchengladbach/Twitter

Anësori i krahut të djathtë, Valentino Lazaro është transferuar zyrtarisht si huazim nga Interi te Borussia Monchengladbach.

Austriaku arriti nga Hertha Berlin verën e kaluar dhe kthehet në Bundesligën gjermane pas një huazimi jo edhe pozitiv te Neëcastle në pjesën e dytë të sezonit 2019-20.


Është vet klubi i njohur gjerman që ka zyrtarizuar transferimin e Lazaros si huazim me të drejt blerje.

“Reprezentuesi 24-vjeçar i Austrisë, i cili luajti profesionalisht me RB Salzburg, Hertha Berlin, Inter dhe Newcastle United, përfundoi të martën në Borussia-Park testet mjekësore dhe iu bashkua ekipit në Hotel Klosterpforte në Harseëinkel”, thuhet në njoftimin e Gladbachut.

Në anën tjetër, drejtori sportiv, Max Eberl ka shtuar se ndihet i lumtur me këtë transferim.

“Jemi shumë të lumtur që huazimi u bë dhe që Tino ka zgjedhur Borussian. Ai është një lojtar shumë fleksibël që do t’i japë ekipit tonë edhe më shumë cilësi dhe thellësi”.

I lumtur me rikthimin në Bundesliga dhe nënshkrimin me Gladbachun është ndarë edhe vet Lazaro, i cili gjithashtu ka falënderuar Interin dhe tifozët.

“Nuk mund të pres që të luaj në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve me këtë klub fantastik”.

“Tifozë të Interit: faleminderit për mesazhet tuaja. Isha i kënaqur që i pranova të gjithë, por vendosa të luaj sezonin e ardhshëm në Gjermani. Ju uroj fat të mirë për finalen e Ligës së Evropës dhe për sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Lazaro në rrjetet sociale. /Telegrafi/