LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Kreshnik Hajrizi prezantohet nga skuadra polake

Zyrtare: Kreshnik Hajrizi prezantohet nga skuadra polake

Kreshnik Hajrizi është larguar nga Lugano pas tre viteve qëndrim në këtë skuadër dhe është bërë menjëherë me skuadër të re.

Mbrojtësi kosovar karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit polak, derisa është prezantuar te skuadra Widzew Lodz.

Hajrizi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën polake, derisa ata e kanë prezantuar me një dizajn unik, ku shihet një telefon derisa në të është emri i Lirim Kastratit, mbrojtësit tjetër kosovar që është pjesë e kësaj skuadre.


24-vjeçari karrierën e ka nisur te Young Boys Bern, derisa ka luajtur edhe për Chiason para se tre sezonet e fundit të bëhej pjesë e Luganos ka ka fituar edhe Kupën e Zvicrës.

“Pikat e mia të forta në fushë janë këmbëngulja dhe vendosmëria, aftësia për të hyrë dhe fituar në duele dhe intensiteti në lojë”, tha lojtari i ri i Widzew.

“Ne kemi disa muaj që flasim me klube. Kam pasur oferta nga Polonia, Gjermania dhe Italia, por më pëlqeu shumë ky projekt. Unë e di se cili është niveli evropian dhe do të doja ta çoja Widzewin, sepse aty e ka vendin”, deklaroi mbrojtësi dardan. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtarizimi çështje orësh, zbulohet skuadra që po e paguan klauzolën e Dani Olmos

Zyrtarizimi çështje orësh, zbulohet skuadra që po e paguan klauzolën e Dani Olmos

Bundesliga
Spanja do përballet me pasoja serioze nëse Lamine Yamal luan në vazhdime ndaj Anglisë

Spanja do përballet me pasoja serioze nëse Lamine Yamal luan në vazhdime ndaj Anglisë

Përfaqësueset
City mbetet pa Ederson, portieri brazilian arrin marrëveshjen me klubin e ri

City mbetet pa Ederson, portieri brazilian arrin marrëveshjen me klubin e ri

Premier League
Kane i drejtohet Yamalit me një mesazh para finales së Euro 2024

Kane i drejtohet Yamalit me një mesazh para finales së Euro 2024

Përfaqësueset
Objektivi i verës i Real Madridit e konfirmon publikisht se nuk do t’i bashkohet atyre

Objektivi i verës i Real Madridit e konfirmon publikisht se nuk do t’i bashkohet atyre

La Liga
Bayerni ka konkurrencë të fortë dy klube për Xavi Simons

Bayerni ka konkurrencë të fortë dy klube për Xavi Simons

Ligue 1
Kalo në kategori