LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Klodian Duro trajner i Feronikelit

Zyrtare: Klodian Duro trajner i Feronikelit
(Foto: feronikelifc.com)

Feronikeli ka caktuar nga sot (e martë) Klodian Duron, si kryetrajner të ri të skuadrës. Ai vjen si pasardhës i Afrim Tovërlanit, duke nënshkruar për dy vitet e ardhshme me klubin nga Superliga e Kosovës.

Klodian Duro, ish-futbollist i Kombëtares Kuq e Zi, duke fituar si futbollist, katër herë kampionatin e Shqipërisë, nga tri herë Kupën dhe Supërkupën shqiptare dhe një herë Kupën Qipriote.


Profesionin e trajnerit e filloi menjëherë pas pensionimit nga futbolli aktiv, duke marrë drejtimin e Kukësit, klub me të cilin arriti ta fitonte Kupën e Shqipërisë në sezonin e tij të parë.

(Foto: feronikelifc.com)

Duro ka drejtuar edhe skuadrat si Kamza e Luftëtari, e nga sot merr drejtimin e Feronikelit.

Skuadra momentalisht gjendet në pushim pas pauzës së rezervuar për kombëtare, ndërsa trajneri i ri do të takohet me futbollistët gjatë ditës së nesërme – thuhet në njoftimin e Feronikelit.

Si futbollist, me Kombëtaren Kuq e Zi, ka zhvilluar gjithsej 78 ndeshje, duke realizuar gjashtë gola.

(Foto: feronikelifc.com)

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

La Liga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte

Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte

Premier League
Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë

Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë

Ligue 1
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori