LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Kastriot Selmani, përforcimi i radhës i Dritës

Zyrtare: Kastriot Selmani, përforcimi i radhës i Dritës
(Foto: Facebook/FC Drita)

Skuadra e Dritës ka vazhduar me përforcimet gjatë kësaj vere, ndërsa Kastriot Selmani është transferimi i radhës.

Anësori nga viti 2019 ka qenë në radhët e Llapit, ndërsa në tre vitet e ardhshme do ta vazhdojë karrierën te klubi nga Gjilani.


“Mirë se vjen Kastriot. FC Drita dhe sulmuesi 22 vjeçar, Kastriot Selmani kanë arritur marrëveshje trevjeçare”.

Leonat Vitija nënshkruan kontratë trevjeçare me Dritën
Lexo po ashtu Leonat Vitija nënshkruan kontratë trevjeçare me Dritën

“Kastrioti është sulmues i krahut të djathtë, ku u paraqit në 102 ndeshje me Llapin dhe shënoi 15 gola”.

“Sulmuesi i talentuar pritet të bashkohet me grupin sot (e martë) dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet në Evropë”.

Klubi ynë, FC Drita, i dëshiron mirëseardhje dhe suksese Kastriotit, bashkë në realizim të objektivave tona. Të priftë e mbara, Kastriot”, thuhet në njoftimin e Dritës. /Telegrafi/