LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Jetmir Krasniqi kalon nga Lugano te Voluntari

Zyrtare: Jetmir Krasniqi kalon nga Lugano te Voluntari

Mbrojtësi i Kosovës, Jetmir Krasniqi, ka ndërruar skuadër duke kaluar nga Lugano te Voluntari në Rumani.

Krasniqi ka luajtur vetëm gjashtë muaj te Lugano, duke zhvilluar vetëm tetë ndeshje, ku e kishte gjetur rrjetën një herë.

Mbrojtësi ka qenë i ftuar në dy ndeshje të Kupës së Kombeve nga përzgjedhësi Bernard Challandes, ku ka qëndruar në bankë.

Ai kishte debutuar në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Lojtari i ka kaluar me sukses testet mjekësore te klubit e elitës rumune Voluntari.

Jetmir Krasniqi largohet nga Lugano për t’iu bashkuar skuadrës rumune Voluntari
Lexo po ashtu Jetmir Krasniqi largohet nga Lugano për t’iu bashkuar skuadrës rumune Voluntari

Ata gjenden në pozitën e fundit në renditje me vetëm 13 pikë. /Telegrafi/