LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Interi nënshkruan me portierin italian Audero

Zyrtare: Interi nënshkruan me portierin italian Audero

Interi ka zyrtarizuar portierin Emil Audero nga Sampdoria në një marrëveshje huazimi me të drejtën blerje. 

Portieri 26-vjeçar mbërriti për testet mjekësore me Interin të enjten pasdite, përpara se të dërgohej në selinë e klubit për të zyrtarizuar lëvizjen.

Pas ardhjes së Yann Sommer nga Borussia Moenchengladbach, Interi ka sjellë tani dy portierë këtë verë, pasi i dha lamtumirën Andre Onanas dhe Samir Handanovicit këtë afat kalimtar.


Audero i bashkohet Interit nga Sampdoria, ndërsa karrierën e tij profesionale e ka nisur me Juventusin , duke iu bashkuar akademisë së klubit si 11-vjeçar në vitin 2008.

Ai do të bënte një paraqitje për ekipin e parë të Bianconerëve, në ndeshjen e fundit të Serie A të sezonit 2016/17, në moshën 20-vjeçare. /Telegrafi/