LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ilir Azemi ndërron skuadër

Zyrtare: Ilir Azemi ndërron skuadër

Pas aksidentit të tmerrshëm që pësoi pak vite më parë, Ilir Azemi është kthyer në fushë.

Sulmuesi që është pjesë e Greuther Furth ende nuk ka një minutazh të plotë te kjo skuadër, teksa më tepër është aktivizuar me skuadrën U-23.


Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer dhe ka vendosur që të kalojë nga Bundesliga 2 në Ligën e tretë gjermane te Holstein Kiel.

Skuadra e Furth e ka huazuar te ekipi i ri, për t’i dhënë mundësi të luajë më shumë minuta për të gjetur formën e dikurshme.

Ilir Azemin është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa lëndimi e kishte  larguar për një kohë.

Ai debutimin e bëri me Haitin. /Telegrafi/