LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Euro 2020 shtyhet për një vit, ligat do të luhen deri në qershor

Zyrtare: Euro 2020 shtyhet për një vit, ligat do të luhen deri në qershor
Trofeu i Kampionatit Evropian (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

UEFA ka marrë vendim që Kampionatin Evropian që do të mbahej këtë vit, ta shtyjë për vitin tjetër.

Euro 2020 që do të fillonte më 12 qershor dhe do të përfundonte më 12 korrik, është shtyrë tani për vitin 2021.


Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka vendosur sot (e martë) në takimin me video-konferencë me 55 anëtaret e saja që Kampionati Evropian të shtyhet shkaku i pandemisë coronavirus.

Kjo u bë për shkak se ligat evropiane nuk mund të përfundonin në kohë të gjitha ndeshjet dhe do të shkaktohej një tollovi.

Kujtojmë se ligat evropiane do të fillojnë nga muaji prill, e që pritet të përfundojnë në muajin qershor, natyrisht nëse gjendja është më e stabilizuar nga coronavirusi. /Telegrafi/