Besiktas ka bërë të ditur zyrtarisht se Ernest Muçi nuk do të vazhdojë më te klubi bardhezi, pasi Trabzonspori ka vendosur të aktivizojë opsionin e blerjes që ishte i paraparë në marrëveshjen e huazimit.

Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga Besiktas, ku sqarohet se bëhet fjalë për transferim të përhershëm të futbollistit.


“Sa i përket transferimit përfundimtar të futbollistit profesionist Ernest Muçi, e drejta e opsionit të blerjes e paraparë në kontratën e huazimit është përdorur nga Trabzonspor”, thuhet në njoftim.


Sipas marrëveshjes, Trabzonspori do t’i paguajë Beşiktaşit shumën 8.5 milionë euro, duke e bërë kështu Muçin zyrtarisht lojtar të klubit nga Trabzoni.

Në njoftimin e tyre, drejtuesit e Besiktasit i kanë shprehur mirënjohje futbollistit për kontributin gjatë kohës së qëndrimit në klub, duke i uruar sukses në vazhdim të karrierës.

“E falënderojmë Ernest Muçin për kontributin e dhënë për klubin tonë dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës”, përfundon deklarata zyrtare.

Po ashtu lajmi i blerjes përfundimtar është zyrtarizuar edhe nga Trabzonspori, që ka njoftuar në rrjetet sociale.


Muçi kaloi te Trabzonspori si huazim në fillim të sezonit, duke shkëlqyer e klubin turk ku u kthye në lojtarin kryesor. /Telegrafi/

telegrafi sport app