eksperti-banner

Klubet e Superligës së Kosovës në futboll po vazhdojnë të përforcojnë radhët e veta.

Një ndër më aktivitet në këtë afat kalimtar të verës është skuadra e Llapit, e cila ka blerë edhe dy lojtarë.


Kështu së paku ka bërë të ditur skuadra llapjane përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Facebook.

66373590 10157285608267243 6182229033133015040 n

Mesfushori Erijon Thaç,i cili së fundmi ishte pjesë e KF Onix-ut, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin e Podujevës.

"Erijon Thaqi, 23 vjeç, i lindur më 19.12.1995 vjen nga KF Onix. Pozita e tij është mesfushor i majtë, teksa nga sot edhe zyrtarisht për 3 vite do i mbroj ngjyrat e klubit bardhekaltër të KF Llapit", shkruan në njoftimin e klubit.

Theksojmë se Llapi sezonin e kaluar ka përfunduar në pozitën e tretë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. /Telegrafi/

telegrafi sport app