LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ergyn Ahmeti i bashkohet Llapit

Zyrtare: Ergyn Ahmeti i bashkohet Llapit

Llapi ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht Ergyn Ahmetin.

Përmes një njoftimin në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi nga Podujeva bëri të ditur se mesfushori ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.


Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Llapit:

𝐄𝐫𝐠𝐲𝐧 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐫𝐝𝐡𝐞𝐤𝐚𝐥𝐭𝐞̈𝐫 ⚪️🔵

Kemi kënaqësin t’iu njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë me super mesfushorin, Ergyn Ahmeti.

Mesfushori 27-vjeçar vjen në klubin tonë pas eksperiencës dy-vjeçare tek Dukagjini, ndërsa më parë ka mbrojtur ngjyrat edhe të Prishtinës e Dritës.

Në praninë e Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, Ahmeti ka firmosur kontratën e vlefshme deri në vitin 2024.

Ahmeti do jetë forcë shtesë për repartin e mesfushës dhe do bashkohet me ekipin tonë në përgatitjet për edicionin e ri që do i fillojmë nga dita e sotme.

Mesfushori mitrovicas ka fituar dy-herë Kupën e Kosovës me Prishtinën dhe është paraqitur në ndeshjet ndërkombëtare me klubin kryeqytetas dhe Dritën, ndërsa përvoja e tij do jetë ndihmesë e madhe e jona për edicionin e ri.

Mirëpresim ardhjen e mesfushorit kreativ, Ergyn Ahmeti në familjen tonë bardhekaltër, duke i dëshiruar suksese dhe paraqitje sa më dinjitoze. /Telegrafi/