LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Edon Zhegrova transferohet te Baseli

Zyrtare: Edon Zhegrova transferohet te Baseli

Sulmuesi i talentuar nga Kosova, Edon Zhegrova edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra belge Genk.

Talenti prishtinas është larguar nga Genku pas tri viteve qëndrim tek klubi i famshëm belg.


19-vjeçari është huazuar tek gjiganti zviceran Basel për një sezon e gjysmë.

Ka qenë faqja zyrtare e Genkut që ka konfirmuar huazimin e Zhegrovës në Basel për një vit e gjysmë.

Edon Zhegrova (Foto Ridvan Slivova.Telegrafi)

“KRC Genk ka arritur një marrëveshje me klubin zviceran FC Basel për transferimin e Edon Zhegrovës”.

“Baseli e ka në huazim Zhegrovën për një vit e gjysmë me opsion blerje pas kësaj periudhe”.

“19-vjeçari kosovar luajti 12 ndeshje këtë edicion me KRC Genk. Ai shkon në Zvicër me qëllim që të ketë më shumë mundësi të luaj. Paq fat Edon”, thuhej në njoftimin e Genkut.

Zhegrova u bashkua me klubin belg tri vite më parë nga Prishtina. Talenti nga kryeqyteti kosovar në Basel do të gjejë bashkëkombasit e tij Taulant Xhakën dhe Albian Ajetin.  /Telegrafi/