Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka aprovuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti.
Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 29.11.2016, është ndryshuar dhe personave në fjalë, i është ndërprerë masa e paraburgimit, duke u zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, deri me 29.12.2016.
Gjykata e Apelit, të njëjtën kohë i ka refuzuar si të pa bazuar ankesat e mbrojtësve të te pandehurve tjerë të këtij rasti F.K., A.B., dhe P.A.
“Të gjithë këta po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprën penale: Kryerje e veprës terroriste nga neni 136,, lidhur me nenin 135 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Lidhur më dy të pandehurit e parë, Gjykata e Apelit vlerëson se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit, janë kryes të veprës penale për çka po të dyshohen, por që nuk rezulton asnjë rrethanë konkrete e posaçme, që e bënë të arsyeshëm vazhdimin e paraburgimit. Rreziku se ata mund të ikin, të ndikojnë në hetime ose ta përsërisin veprën penale, mund të evitohet edhe me masën e arrestit shtëpiak, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale. Ndërsa sa i përket të dyshuarve tjerë kjo gjykatë gjen se ekzistojë arsye ligjore për vazhdimin e masës se arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251