LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Dortmundi shkarkon trajnerin Bosz, Stoger në vend të tij (Foto)

Zyrtare: Dortmundi shkarkon trajnerin Bosz, Stoger në vend të tij (Foto)
MADRID, SPAIN - DECEMBER 05: Peter Bosz, head coach of Borussia Dortmund reacts during a press conference at Estadio Santiago Bernabeu on December 5, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Skuadra gjermane, Borussia Dortmund ka shkarkuar sot (e diel) trajnerin e saj, Peter Bosz, ndërsa vendin e tij do ta zë Peter Stoger. 

Milionerët nga Bundesliga dhe trajneri Bosz kanë vendosur t’i ndajnë rrugët gjatë ditës së diel.


Kjo pasi, Dortmundi vendosi ta shkarkoj nga detyra trajnerin holandez ende pa mbushur mirë gjashtë muaj në krye të detyrës.

Bosz drejt largimit nga BVB
Lexo po ashtu Bosz drejt largimit nga BVB

Shkarkimi i Boszit erdhi si shkak i rezultateve të dobëta të treguara në Ligën e Kampionëve dhe Bundesliga.

Drejtuesit e klubit në konferencën për shtyp ku lajmëruan shkarkimin e Peter Bosz

Dortmundi u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe nuk ka gjetur fitore që tetë ndeshje në Bundesliga dhe kjo mbushi kupën e drejtuesve gjerman.

Shkarkimin e holandezit klubi gjerman e njoftoi me anë të rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të klubit.

Trajneri i ri i Dortmundit, Peter Stoger

Drejtuesi i klubit, Joachim Watzke, theksoi se pas një bisede të gjatë me Bosz vendosën që t’i ndajnë rrugët, teksa nuk harroi t’i uroj fat trajnerit holandez në të ardhmen.

Vendin e tij në klub do ta zë përkohësisht, Peter Stoger, i cili para disa javësh ndau udhët me skuadrën tjetër gjermane, Kolnin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori