LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Dardan Jashari kthehet te Llapi

Zyrtare: Dardan Jashari kthehet te Llapi
Foto: K.F. Llapi/Facebook

Llapi ka njoftuar se ka kthyer në skuadër Dardan Jasharin.

Skuadra nga Podujeva bëri të ditur se lojtari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.


Jashari në të kaluarën kishte luajtur edhe për ekipet si, Flamurtari, Ballkani, Malisheva dhe së fundmi te Ferizaj.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Llapit (pa ndërhyrje):

Fanellën e Llapit do ta vesh edhe Dardan Jashari

Mirë se u riktheve në Llap, Dardan!

Podujevë, 9 qershor 2021 – Dardan Jashari është rikthyer edhe një herë tjetër tek Llapi. Pas rikthimit në Superligë në edicionin 2015/16, Jashari tashmë rikthehet në objektiva tjera dhe me qëllim që ta ndihmoj skuadrën në garat evropiane. Kontrata e nënshkruar me Dardan Jasharin është 1 vjeçare.

Dardan Jashari, i lindur më 28.03.1990. Pjesë e Flamurtarit, Ballkanit, Malishevës e së fundmi Ferizajt. Me Llapin kishte zhvilluar 5 edicione, përfshirë një edicion në Ligën e Parë dhe katër të tjera në Superligë.

Në Superligë, me fanellën e Llapit, në katër edicione, Jashari ka 120 paraqitje, 7 gola, 2 asistime, e 10.773′ minuta të luajtura. /Telegrafi/