LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Dardan Berisha te Sigal Prishtina

Zyrtare: Dardan Berisha te Sigal Prishtina

Dardan Berisha është kthyer te skuadra e Sigal Prishtinës pas disa vitesh.

Prishtina të premten pasdite njoftoi për transferimin e Berishës, që edicionin e kaluar ishte kapiten dhe lider i Pejës.


Berisha ka luajtur te Prishtina deri në fillim të vitit 2020 e më pas ishte pjesë e Pejës.

Te Prishtina, 33-vjeçari ishte në katër periudha të ndryshme dhe kishte vazhdimisht sukses.

Ai ka fituar çdo gjë që fitohet me Prishtinën, ndërsa ka trofe edhe në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/