LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Chelsea shkarkon Tuchelin

Zyrtare: Chelsea shkarkon Tuchelin
(Foto: Twitter/FC Chelsea/Getty Images)

Chelsea ka njoftuar se ka shkarkuar Thomas Tuchel.

Pas shpenzimeve afro 300 milionë eurove, dhe startit të dobët në Ligën Premier, humbja 1-0 mbrëmë nga Dinamo Zagrebi në Ligën e Kampionëve, i dha fund aventurës së gjermanit në “Stamford Bridge”.


“Klubi i futbollit Chelsea ka ndarë sot rrugët me trajnerin Thomas Tuchel”, thuhet në njoftimin e Chelseat.

Dinamo Zagreb shkakton befasinë që në start, mposhti Chelsean në ‘Maksimir’
Lexo po ashtu Dinamo Zagreb shkakton befasinë që në start, mposhti Chelsean në ‘Maksimir’

“Në emër të të gjithëve në Chelsea FC, Klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për Thomas dhe stafin e tij për të gjitha përpjekjet e tyre gjatë kohës së tyre me Klubin. Thomas me të drejtë do të ketë një vend në historinë e Chelseat pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube në kohën e tij këtu”.

“Ndërsa grupi i ri i pronësisë mbush 100 ditë që nga marrja në dorëzim e Klubit, dhe ndërsa vazhdon punën e tij të vështirë për ta çuar klubin përpara, pronarët e rinj besojnë se është koha e duhur për të bërë këtë tranzicion”.

Pronari i Chelseat me revolucion në kontratat e lojtarëve - diçka që nuk është parë në Ligën Premier, por as në Evropë
Lexo po ashtu Pronari i Chelseat me revolucion në kontratat e lojtarëve - diçka që nuk është parë në Ligën Premier, por as në Evropë

“Stafi stërvitor i Chelseat do të marrë përgjegjësinë për skuadrën për stërvitjen dhe përgatitjen e ndeshjeve tona të ardhshme, ndërsa Klubi lëviz me shpejtësi për të emëruar një trajner të ri”.

“Nuk do të ketë komente të mëtejshme derisa të bëhet një emërim i ri i trajnerit”, përfundon njoftimi i klubit londinez. /Telegrafi/