Në deklaratën e fundit të lëshuar në faqen zyrtare të klubit, thuhet se sulmuesi do t’i kushtojë Realit 35 milionë euro për fillim, e cila në varësi të paraqitjeve të lojtarit do të mund të shkojë deri në 41 milionë.

“Disa ditë më herët, Karim Benzema e kishte informuar presidentin Jean Michel Aulas se ai dëshironte t’i bashkohet Real Madridit, që ka qenë gjithmonë klubi i dytë i preferuar pas Lyonit. Por kjo ndodhi më herët se që është pritur”, thuhet në deklaratë.

“Olimpique Lyon ka pranuar vendimin e Benzema dhe negocioi për kushtet e transferimit, të cilat i kanë kënaqur të dyja palët”, shtohet më tej.

Benzema është përforcimi i katërt i Realit këtë sezon, pasi te klubi mbretëror tashmë kanë arritur dy ish-futbollistët më të mirë në botë, mesfushorët Kaka dhe Cristiano Ronaldo, si dhe mbrojtësi Raul Albiol.

telegrafi sport app