eksperti ad

Llapi ka mbetur pa trajner pas largimit të Bekim Shotanit.

Llapjanët brenda këtij sezoni kanë shkëputur marrëveshjen me një strateg për herë të dytë.


47233409 10156776144927243 8801932378139262976 n

Podujevasit kanë arritur marrëveshje me trajnerin Shotani që të shkëpusin bashkëpunimin mes tyre.

“Me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe kryetrajnerit Bekim Shotani të cilit i ka skaduar kontrata me mbylljen e sezonit vjeshtor është mbyllur bashkëpunimi mes dy palëve me pëlqimin edhe të Kryetrajnerit për arsyeje familjare”.

“Kryesia e KF Llapit, Kryetari i klubit, Beqir Batatina dhe Drejtori ekzekutiv-sportiv, Tahir Batatina falënderojnë Bekim Shotanin për kontributin e dhënë dhe për punën profesionale si Kryetrajner i skuadrës së Llapit”, shkruan në njoftimin e klubit.

Theksojmë se ditë më parë skuadra llapjane ka humbur edhe shërbimet e portierit, Bledar Hajdinit, i cili u transferua te Ballkani.

Ndryshe, Llapi muaj më parë kishte shkarkuar edhe trajnerin e mirënjohur shqiptar, Bylbyl Sokolin. /Telegrafi/

telegrafi sport app