LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bayern Munich e shkarkon Niko Kovacin

Zyrtare: Bayern Munich e shkarkon Niko Kovacin
Niko Kovac. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Ka marrë fund aventura e Niko Kovacit si trajner i gjigantit gjerman Bayern Munich.

Tekniku kroat edhe zyrtarisht është shkarkuar nga drejtuesit e klubit bavarez. Fillimisht ishin mediat gjermane që raportuan një gjë të tillë, më pas edhe vet klubi ka konfirmuar.


Nëpërmjet një postimi të shkurtër në Twitter, Bayerni ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Kovac.

“FC Bayern ndanë rrugët me trajnerin Niko Kovac”, ka shkrimi i vetëm në faqen zyrtare të Bayernit.

Niko Kovac. (Photo by Alex Hassenstein/Getty Images)

48-vjecari Kovac e murr drejtimin e Bayernit verën e vitit të kaluar kur iu bashkua nga Eintracht Frankfurt.

Në krye të ekipit gjerman, Kovac ka arritur të fitojë tre trofe, Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë.

Humbja e fundit e Bayernit 5-1 nga ish-skuadra e Kovac, Eintracht Frankfurt i dhanë vulën pakënaqësisë së klubit ndaj kroatit dhe u vendos për shkarkimin e tij. /Telegrafi/