LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ballkani fillon përforcimet për Evropë, prezanton Bekteshin

Zyrtare: Ballkani fillon përforcimet për Evropë, prezanton Bekteshin

Leotrim Bekteshi është rikthyer në futbollin kosovar pas gjashtë muajve që ishte larguar.

Qendërmbrojtësi mitrovicas ka pasur një përvojë me skuadrën norvegjeze Mjondalen, por tani ka vendosur të rikthehet në vendlindje.


30-vjeçari është futbollisti më i ri i kampionit në fuqi të Kosovës, FC Ballkanit.

Kush janë kundërshtarët e Ballkanit në fazën e grupeve – çfarë duhet të dini për Slavia Pragën, Clujin dhe Sivasporin
Lexo po ashtu Kush janë kundërshtarët e Ballkanit në fazën e grupeve – çfarë duhet të dini për Slavia Pragën, Clujin dhe Sivasporin

Bekteshi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me suharekasit dhe pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Daja që nga ndeshja me Dukagjinin të dielën në mbrëmje.

Mbrojtësi mitrovicas është një nga më të vlerësuarit në Kosovë, pasi ai më parë ka veshur edhe fanellën e Trepçës ’89, Besës, Gjilanit dhe Prishtinës.

Ish-anëtari i Mjondalen, pritet të jetë një përforcim i madh në mbrojtjen e Ballkanit, derisa do të bashkohet me Lumbardh Dellovën që kishin luajtur së bashku te Prishtina.

Kujtojmë që suharekasit tanimë kanë arritur suksesin historik duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës, që është hera e parë për një ekip nga Kosova që e arrin këtë sukses.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori