LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Atdhe Nuhiu edhe dy vite me Sheffield Wednesday

Zyrtare: Atdhe Nuhiu edhe dy vite me Sheffield Wednesday

Atdhe Nuhiu e ka vazhduar sot kontratë me klubin e tij Sheffield Wednesday.

Sulmuesi i njohur që shpërtheu në sezonin 2017/18, ka nënshkruar edhe për dy vite të tjera.


Ardhja e Jos Luhukay e ka rikthyer në top formë lojtarin i cili ka treguar formë të lartë, sidomos në pranverë.

Me holandezin në krye ai në 23 ndeshje shënoi 13 gola.

Sulmuesi nga Kosova kishte një seri të mirë, kur në tetë ndeshje kishte shënuar nëntë gola, përfshirë dhe një het-trik ndaj Norwich.

Lojtari kishte ardhur në klub në vitin 2013 si transferimin i lirë nga Eskisehirspor.

Ai kishte shënuar kundër QPR-së në debutim në sezonin 2013/14.

Nuhiu është pjesë e Kosovës, ku ka zhvilluar disa ndeshje dhe ka shënuar një gol.  /Telegrafi/