Ballkani ka arritur marrëveshje me Arbër Potokun për rinovimin e kontratës edhe për tri vite tjera.

Pas dy transferimeve të mëdha, Kenan Haxhimazës dhe Mevlan Zekës, Ballkani ka filluar edhe rinovimin e kontratave me lojtarët kryesor.

Një të tillë, klubi therandas e ka bërë sot (e diel), pasi ka ‘blinduar’ mbrojtësin mitrovicas, Arbër Potoku.

Formacioni më i mirë në IPKO Superligë për sezonin 2019/2020 Formacioni më i mirë në IPKO Superligë për sezonin 2019/2020

Është vet klubi i Ballkanit që me anë të rrjeteve sociale ka konfirmuar rinovimin e kontratës edhe për tri vite me djaloshin mitrovicas.

“Arbër Potoku i mbetet besnik klubit të qytetit edhe për 3 sezone”.

“Na priftë e mbara super Potoku”, shkruan në njoftimin e Ballkanit. /Telegrafi/