LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Arbër Hoxha i bashkohet Slaven Belupos

Zyrtare: Arbër Hoxha i bashkohet Slaven Belupos
Foto: NK Slaven Belupo/Facebook

Slaven Belupa ka konfirmuar se ka transferuar Arbër Hoxhën nga Lokomotiva e Zagrebit.

Përmes një njoftimi, skuadra kroate ka bërë të ditur se reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Arbër Hoxha është lojtari i ri i Slaven Belupos. Ai sot ka nënshkruar kontratë trevjeçare, ndërsa nga ndeshja e së dielës me Hajdukun do të jetë në dispozicion të trajnerit Zoran Zekiq”.

Të gjitha lajmet nga Arber Hoxha
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arber Hoxha

“Hoxha është një kosovar i lindur në Heidelberg të Gjermanisë më 6 tetor 1998. Ai mund të luajë në të gjitha pozitat në sulm, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur për FC Ballkani, FC Prishtina, FC Besa, FC Istog dhe FC Hajvalija në Kosovë dhe për Lokomotivën e Zagrebit”.

“Në futbollin senior ka bërë 106 paraqitje në Superligën e Kosovës dhe në rangun më të lartë të futbollit kroat, duke shënuar 21 gola. Duhet theksuar se ai ka luajtur edhe tri ndeshje për Kombëtaren A të Kosovës”.

Më pas Arbëri u deklaruar për ueb faqen e klubit, duke thënë se është i lumtur që i bashkohet Slaven Belupos.

“Jam i lumtur që kam ardhur në Slaven Belupo. Do të jap maksimumin në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje dhe në këtë mënyrë do të përpiqem ta ndihmoj skuadrën të arrijë rezultatet më të mira të mundshme. Besoj se do të përshtatem shpejt. Unë e njoh mirë ligën dhe klubin dhe i njoh trajnerin dhe lojtarët nga fusha. Mezi pres të qëndroj në Koprivnicë dhe Slaven Belupo” – ka thënë Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori