LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Allegri emërohet trajner i ri i Juventusit

Zyrtare: Allegri emërohet trajner i ri i Juventusit

Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Massimiliano Allegrin, i cili është emëruar trajneri i ri i ekipit.

Klubi i madh italian ka nisur ditën me shkarkimin e trajnerit Pirlo, ndërsa shpejt kanë zyrtarizuar edhe pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për një emër të njohur te Juventusi, pasi Allegri do të jetë tanimë trajner i ri i ekipit.

Pirlo thyen heshtjen pas shkarkimit nga Juventusi
Lexo po ashtu Pirlo thyen heshtjen pas shkarkimit nga Juventusi

Është vet faqja zyrtare e Juventusit që ka konfirmuar arritjen e një marrëveshje katërvjeçare me Allegrin.

“Massimiliano Allegri është edhe një herë menaxher i Juventusit”.

“Allegri gjen një stol që e njeh shumë mirë, një klub që e donë dhe që e do përsëri, pasi sot fillon një udhëtim i ri së bashku, drejt qëllimeve të reja”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Allegri thuhet se do të fitojë nëntë milionë euro neto në në sezon si trajner i Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/