LAJMI I FUNDIT:

Zyberaj i përgjigjet Gjuriqit: Jemi krenarë që kemi shkaktuar frikë dhe panik tek ti dhe politikanët e tjerë serb

Zyberaj i përgjigjet Gjuriqit: Jemi krenarë që kemi shkaktuar frikë dhe panik tek ti dhe politikanët e tjerë serb

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të Marko Gjuriqit.

Zyberaj përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se Gjuriq dhe zyra që ai drejton që është përgjegjës për aktivitete kriminale në veri të Kosovës dhe lidhjen e e tij me bandat kriminale që ngacmojnë dhe kërcënojnë serbët e Kosovës, treguan fytyrën e vërtetë.


“Jemi krenarë që kemi shkaktuar frikë dhe panik tek Gjuriqi dhe politikanët e tjerë serb në Beograd. Ata duhet të përballen me të vërtetën. Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë, tani ka ardhur koha që sistemi i drejtësisë i Kosovës të sjellë kriminelët e luftës serb në gjykatë. Ata nuk do të flenë të qetë pa u përballur me krimet e tyre. Ne jemi të përkushtuar për këtë dhe nuk do të ndalemi”, ka shkruar Zyberaj, duke thënë se nuk komentojnë komentet psikopatike të Gjuriq.

Nuk ndalet Gjuriqi, akuzon rëndë zyrtarë në Kosovë dhe paralajmëron trazira e konflikte
Lexo po ashtu Nuk ndalet Gjuriqi, akuzon rëndë zyrtarë në Kosovë dhe paralajmëron trazira e konflikte

Postimi i plotë:

Deklarata e Marko Gjuriq nga Zyra që ai drejton që është përgjegjës për aktivitete kriminale në veri të Kosovës dhe lidhjen e tij me bandat kriminale që ngacmojnë dhe kërcënojnë serbët e Kosovës, ka treguar edhe një herë fytyrën e vërtetë të Beogradit që ka urrejtje, mosrespekt dhe fobi fashiste ndaj shqiptarëve të Kosovës . Gjuriq duhet të ketë frikë nga e vërteta dhe drejtësia e Kosovës. Përmes përballjes të Serbisë me krimet e kryera kundër njerëzimit në Kosovë dhe gjenocidin kundër shqiptarëve ne do të ia tregojmë vendin Beogradit në historinë e njerëzimit për krimet më të renda të kryera në Evropë që nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.
Jemi krenarë që kemi shkaktuar frikë dhe panik tek Gjuriqi dhe politikanët e tjerë serb në Beograd. Ata duhet të përballen me të vërtetën. Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë, tani ka ardhur koha që sistemi i drejtësisë i Kosovës të sjellë kriminelët e luftës serb në gjykatë. Ata nuk do të flenë të qetë pa u përballur me krimet e tyre. Ne jemi të përkushtuar për këtë dhe nuk do të ndalemi.
Ne nuk do të komentojmë komentet psikopatike të Gjuriq.
Ai ka frikë nga e vërteta, ai ka frikë nga drejtësia e Kosovës dhe ne do ta bëjmë atë të ndjehet i turpëruar për shtetin kriminal që ai përfaqëson.
Më shumë se 10 mijë dokumente e kanë trembur atë, por aktakuzat që duhet të bëhen kundër kriminelëve të luftës serbe duhet ta bëjnë atë të kuptojë se çfarë vendi në histori ka, duke qenë një përkrahës i politikave gjenocidale kundër popullit të Kosovës dhe një mohues dhe revizionist i krimeve të luftës. Ne nuk do të ndalemi, e Gjuriqi të çmendet nga e vërteta. Nuk e kam fare problem të përballem me kriminel kur është në pyetje interesi i shtetit dhe e vërteta.
Frika e tij ka arsye, ne do t’i ndjekim deri në fund kriminelët e luftës që ecin të lirë në Beograd dhe janë nën mbrojtjen e Vuçiqit, Daçiqit dhe Gjuriqit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori