LAJMI I FUNDIT:

Zyberaj: Partia e Daçiqit e ngjashme me NSDAP të Gjermanisë naziste, vendoste për ofensivat dhe masakrat kundër civilëve shqiptarë  

Zyberaj: Partia e Daçiqit e ngjashme me NSDAP të Gjermanisë naziste, vendoste për ofensivat dhe masakrat kundër civilëve shqiptarë  

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka thënë se Partia Socialiste e Serbisë e kryesuar sot nga Ivica Daçiq është e ngjashme me NSDAP të Gjermanisë naziste dhe se SPS e Daçiqit vendoste për ofensivat dhe masakrat kundër civilëve shqiptarë të Kosovës.

Zyberaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se SPS është një parti që ka organizuar dhe marrë pjesë në vrasjet masive në Kosovë dhe luftërat e tjera jugosllave.


Lexoni të plotë postimin e Zyberajt në Facebook:

SPS i Daçiqit vendoste për ofensivat dhe masakrat kundër civilëve shqiptarë të Kosovës.

Partia Socialiste e Serbisë e kryesuar sot nga Ivica Daçiq është e ngjashme me NSDAP të Gjermanisë naziste. SPS është një parti që ka organizuar dhe marrë pjesë në vrasjet masive në Kosovë dhe luftërat e tjera jugosllave.

Ivica Daçiq, padroni i tij Millosheviç dhe liderët e tjerë të SPS-it që janë liruar nga Gjykata e Hagës si Milutinovic, Sainovic dhe të tjerë kanë marrë pjesë direkt në organizimin e vrasjeve masive. Sot Ivica Daçiq i cili përveç lidhjeve të tij me ISIS dhe kontrabandistët e armëve është fytyra e partisë fashiste të SPS dhe të organizimit të krimeve të luftës.

Këto dokumente tregojnë rolin e drejtpërdrejtë të SPS në organizimin e krimeve të luftës dhe përfshirjen e Daçiç dhe padronëve të tij, në krime të tilla të tmerrshme.

SPS është parti-shtet fashiste e Serbisë.

Në këto dokumente, tregohet organizimi, diskutimet dhe vendimet e kriminelëve të luftës, Sllobodan Milloshevic, Millan Millutinovic, Borislav Jovanovic, Ivica Dacic. Pyetja është pse këta njerëz ecin të lirë dhe drejtësia ndërkombëtare i liroi ata?. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori