ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Argjentina dhe Zvicra do të luajnë vazhdimet, pasi 90 minutat e një çerekfinaleje dramatike përfunduan me rezultat 1-1.

Kampionët e botës e nisën më mirë takimin dhe kaluan në avantazh që në minutën e 10-të.


Pas një goditjeje nga këndi të Lionel Messit, Alexis Mac Allister kërceu më së larti dhe me goditje me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Argjentina në avantazh ndaj Zvicrës pas 45 minutave - Messi asiston, Mac Allister shënon telegrafi.com

Zvicra kërkoi reagimin dhe pati një mundësi të artë për barazim në minutën e 31-të, kur Breel Embolo u rrëzua në zonën e rreptësisë, por gjyqtari Joao Pinheiro nuk akordoi penallti dhe loja vazhdoi.

Në pjesën e dytë, zviceranët u shfaqën më kërkues dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 67-të. Ricardo Rodriguez asistoi për Dan Ndoyen, i cili brenda zonës goditi saktë dhe mposhti Emiliano Martinezin për 1-1.

Dan Ndoye barazon shifrat telegrafi.com

Pas golit të barazimit, ndeshja u bë edhe më e tensionuar. Në minutën e 70-të, gjyqtari u thirr nga VAR-i për të rishikuar një moment të Breel Embolos, ku sulmuesi zviceran u përjashtua me të kuq, pas dy të verdhëve, duke e lënë Zvicrën me 10 lojtarë.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Zvicra mbrojti rezultatin dhe rezistoi ndaj sulmeve të Argjentinës.

Zvicra barazon ndaj Argjentinës, por mbetet me dhjetë veta në fushë telegrafi.com

Në minutat shtesë, Julian Alvarez pati një rast të mirë për gol, kur goditi nga afër drejt portës, por portieri zviceran reagoi me një pritje fantastike dhe shpëtoi skuadrën e tij.

Pas 90 minutave të luftuara, me nga një gol për secilën skuadër dhe shumë emocione në fushë, Argjentinë 1-1 Zvicër. Fituesi i kësaj përballjeje do të përcaktohet në vazhdime. /Telegrafi/

telegrafi sport app