LAJMI I FUNDIT:

Zvicra fiton lehtësisht dhe vazhdon primatin në Grupin B para Portugalisë (Video)

Zvicra fiton lehtësisht dhe vazhdon primatin në Grupin B para Portugalisë (Video)

Përfaqësuesja e Zvicrës fitoi me rezultat 0-3 ndaj asaj të Letonisë.

Ashtu edhe siç pritej ky ishte një takim i lehtë për zviceranët, ku në formacionin startues kishin pesë lojtarë me shqiptarë.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Haris Seferovic në minutën e nëntë, pastaj shënoi Blerim Xhemaili (55′), i cili kishte humbur një penallti në pjesën e parë.

Dhe në fund shënoi mbrojtësi i Milanit, Ricardo Rodriguez (58′) nga pika e bardhë.

Ndërsa, në takimin tjetër të Grupit B fitoi edhe Përfaqësuesja e Portugalisë.

Portugezët në krye me Cristiano Ronaldon fituan ndaj Hungarisë me rezultat 0-1.

Golin e vetëm në takim e shënoi Andre Silva (48′) pas asistimit nga Ronaldo.

Situata në Grupin B pas tetë ndeshjeve: Zvicra pinë me 24 pikë, e ndjekur nga Portugalia me 21 pikë, kurse Hungaria vazhdon në pozitën e tretë me 10 pikë, ashtu si Letonia të fundit me tre pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori