ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Zvicra ka barazuar rezultatin ndaj Argjentinës në 1-1 në pjesën e dytë, por gjyqtari Joao Pinheiro përjashtoi nga loja Breeel Embolon.

Zvicra shtoi presionin në pjesën e dytë me disa raste, por goli erdhi në minutën e 67-të me Dan Ndoye që pranoi një asist perfekt nga Ricardo Rodriguez dhe me qetësi mposhti Emiliano Martinezin, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të portës.


Pak minuta më herët, Zvicra dy herë ishte shumë pranë golit të barazimit, por Martinez bëri një pritje fantastike ndaj goditjes me kokë të Ndoyes.

Ndeshja u tensionua në minutën e 70-të, kur Breel Embolo u bë protagonist pas një ndërhyrjeje të diskutueshme.

Gjyqtari Joao Pinheiro fillimisht e ndëshkoi me karton të verdhë Leaondro Paredesin, por pas konsultimit me VAR-in, ai largoi sulmuesin zviceran për simulim, pasi ky ishte kartoni i dytë në ndeshje, duke sjellë automatikisht përjashtimin me të kuq.


Zvicra mbetet me 10 lojtarë, ndërsa sfida tashmë është e barabartë në rezultat. /Telegrafi/

telegrafi sport app