LAJMI I FUNDIT:

Zoran Zaev: Kryetari Ivanov u bë bashkëpjesëmarrës në krimet e pushtetit

Zoran Zaev: Kryetari Ivanov u bë bashkëpjesëmarrës në krimet e pushtetit

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, doli në konferencë shtypi, për të njoftuar opinioni publik mbi qëndrimin e tyre rreth vendimit të kryetarit Ivanov për amnistimin e politikanëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën e tij, Zoran Zaev tha se me këtë vendim, kryetari Ivanov ka bërë grushtështet dhe se kriminelët e Nikolla Gruevskit janë duke tentuar që të shpëtojnë nga të këqiat dhe krimet që i kanë përë këtij vendi dhe qytetarëve të tij. Sipas tij, kryetari Ivanov u bë bashkëpjesëmarrës në krimet e pushtetit.

Më tej, Zaev deklaroi se tashmë shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit nuk ekziston në Maqedoni pasi që me këtë vendim shkelet dinjiteti i popullit dhe varroset marrëveshja e Përzhinos.

Zaev u zotua se bashkë me qytetarët do të qëndrojë në krah të Maqedonisë dhe se qytetarët do ta kthejnë të drejtën dhe sundimin e ligjit. Ai i kërkoi kryetarit Ivanov që ta tërheq këtë vendim të turpshëm dhe të jep dorëheqje. Nëse nuk e bën këtë, atëherë sipas Zaevit, shteti futet në një situatë të jashtëzakonshme në kufi të eksplodimit. Zaevi i bëri thirrje edhe Kuvendit që të nisë procedurë për shkarkimin e kryetarit Gjorge Ivanov, duke i bërë thirrje VMRO-DPMNEsë që nëse kanë qëllime serioze, atëherë të mbështetet iniciativa e tyre për shkarkimin e Ivanovit. Më tej, Zaev tha se kriminelët duhet të japin llogari, ndërkaq të pafajshmit duhet ta vërtetojnë pafajësinë e tyre.

Në fund, Zoran Zaev u zotua se do t’i udhëheqë qytetarët në luftën për kthimin e rendit kushtetues në vend, përmes protestash nëpër rrugë, fshatra e qytete në tërë Maqedoninë, duke u zotuar se nuk do të ndalen dhe se do të fitojë Maqedonia.

Ai bëri të ditur se tashmë thirrjet për protesta janë dërguar, do të organizohen dhe do të përdorin të gjitha mjetet që i kanë në dispozicion për të kthyer drejtësinë dhe sundimin e ligjit në vend.

Në fund, Zoran Zaev, duke dashur që t’i heqë dilemat, tha se nuk ka kërkuar amnesti dhe nuk e pranon të njëjtën pasi që nuk janë të njejtë dhe nuk janë kriminelë, duke theksuar se është i pafajshëm dhe se pafajësinë do ta dëshmojë edhe në gjyq, duke mos dashur që të jetë i falur, pasi që nuk pranon të jetë në të njejtin kafaz me kriminelët e pushtetit./Telegrafi/