“Zjarr, shpata e topa në luftën e Londrës, por fiton Leicesteri” (Video)

Me barazim 2-2 ka përfunduar supersfida e javës në Ligën Premier mes rivalëve të Londrës Veriore, Tottenhamit dhe Arsenalit, që u zhvillua në White Hart Lane.
Ndeshja filloi e qetë, me rreshje të kohëpaskohsme të shiut, një atmosferë tipikë për Londrën.
Tottenhami hyri me qëllimin e vetëm për të fituar para tifozëve të vet me ambicien për të bërë ëndrrën realitet për titull, e kështu edhe dominoi sfidën, shkruan Telegrafi.
Aksionin më të mirë e pati Erik Lamela, por që tentimin e tij e ndali në mënyrë spektakolare Ospina.
Me të filluar pjesa e dytë Tottenhami u vërsul në sulm, e kjo u pasua me një reagim të pamatur të Coquelin, i cili u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, e kështu Arsenali mbeti me një njeri më pak në terren (55').
Vetëm pak minuta më vonë një rast i papranuar si gol me që topi nuk kaloi plotësisht vijën, përfundoi i intervenuar nga Ospina.
Por, gjithçka mori teposhtëzen për Arsenalin kur nga një korner Alderëeireld realizoi me një top goditje nga afërsia për 1-1 (60').
Kur të gjithë menduan se Tottenhami ka lojën në dorë, Arsenali u vërsul dhe Hector Bellerin me anë të një pasimi të bukur e gjen Alexis Sanchezin, që nuk dështon nga një pozicion i vështirë për të realizuar për 2-2 (76').
Deri në fund të dyja skuadrat luftuan dhe Tottenhami insistoi, por rikthimi spektakolar shkoi huq me vetëm një pikë në këtë sfidë spektakolare.
Nga kjo ndeshje perfekte për syrin e publikut fitimar del vetëm Leicester City, që ka 57 pikë në vendin e parë, një ndeshje më pak të zhvilluar (sot ndaj Watfordit). Leicester ka dy pikë më shumë se Tottenhami në vendin e dytë dhe pesë më shumë se Arsenali për momentin që ka vendin e tretë. /Telegrafi/
























































