LAJMI I FUNDIT:

Zidane thyen heshtjen dhe zbulon favoritin e tij për ‘Topin e Artë’

Zidane thyen heshtjen dhe zbulon favoritin e tij për ‘Topin e Artë’

Zinedine Zidane prej disa muajsh është i papunë pas largimit nga Real Madridi.

Trajneri francez po pret ofertën dhe projektin e duhur para se të rikthehet të drejtojë ndonjë skuadër.


Por ai nuk ka hezituar të flasë edhe për çmimin më të vlefshëm individual për futbollistë, ‘Topin e Artë’.

Gjashtë javë para ceremonisë së ‘Topit të Artë’, tanimë akterë të ndryshëm japin mendimin e tyre se kush duhet ta fitojë këtë çmim.

Në një intervistë për Telefoot, Zidane ka folur për garën, ku shpreson se Karim Benzema do ta fitojë atë.

“Benzema meriton ta fitojë këtë Top të Artë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, pata nderin e madh ta stërvit atë”, tha fillimisht Zidane.

Tekniku francez tha se po të ishte në dorën e tij, do t’ia dhuronte Topin e Artë francezit.

“Benzema di të bëjë gjithçka në fushë. Ai është mbi të gjithë për momentin dhe shpresoj se mund të shpërblehet me këtë Top të Artë”

“Është në një moment të jashtëzakonshëm dhe po të ishte në dorën time do t’ia jepja Topin e Artë”, deklaroi Zidane.

Zidane dhe Benzema kanë punuar për një kohë të gjatë së bashku te Real Madridi, ku sulmuesi ka qenë futbollisti i preferuar nga Zidane. /Telegrafi/