LAJMI I FUNDIT:

Zidane i tha Viniciusit t’i ndiqte gjurmët e dy lojtarëve të Real Madridit

Zidane i tha Viniciusit t’i ndiqte gjurmët e dy lojtarëve të Real Madridit

Zinedine Zidane i kishte thënë Vinicius Junior që të ndiqte hapat e dy lojtarëve në Real Madridit për ta ndihmuar atë të arrijë sukses.

Braziliani ka shijuar 12 muajt më të mirë të karrierës së tij profesionale deri më sot, duke fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Por 24-vjeçari nuk arriti të fitonte Topin e Artë të vitit 2024, me Rodrin e Manchester Cityt që mori më shumë vota.


Në vitin 2019 – kur ishte 19 vjeç dhe në mes të sezonit të tij të parë në Spanjë – Vinicius zbuloi se çfarë këshille i kishte dhënë Zidane në mënyrë që ai të bëhej një nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror.

Ai tha: “Zidane gjithmonë më thotë të jem i qetë dhe të vazhdoj të rritem, sepse nëse e bëj këtë, dhe për shkak se jam trajtuar aq mirë nga të gjithë, ai thotë se do të luaj për një kohë të gjatë””.

“Pak a shumë si Marcelo dhe Casemiro, të cilët kanë qenë atje për një kohë të gjatë”.

Vinicius ndoshta e kishte këtë këshillë në mendjen e tij me mesazhin e tij të parë që nga humbja në çmimin më të lartë të Topit të Artë, pasi ai postoi : “Do ta bëj 10 herë nëse duhet. Ata nuk do të jenë gati”.

Fokusi i tij i menjëhershëm, megjithatë, do të jetë të ndihmojë Realin të dalë nga rënia e fundit gjatë sezonit 2024/25. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea përgatit transferimin e yllit të madh të Barcelonës

Chelsea përgatit transferimin e yllit të madh të Barcelonës

Premier League
Real Madridi po synon tre yje për të forcuar mesfushën e tij

Real Madridi po synon tre yje për të forcuar mesfushën e tij

La Liga
“Kjo është Drita që të gjithë e duam” – presidenti i klubit, Flamur Bunjaku krenar për suksesin historik

“Kjo është Drita që të gjithë e duam” – presidenti i klubit, Flamur Bunjaku krenar për suksesin historik

Liga e Kampionëve
PSG planifikon largimin e 11 lojtarëve - zbulohet objektivi kryesor

PSG planifikon largimin e 11 lojtarëve - zbulohet objektivi kryesor

Ligue 1
Liverpooli gati të thyejë rekordin për transferimin e Alexander Isak

Liverpooli gati të thyejë rekordin për transferimin e Alexander Isak

Premier League
Mijëra tifozë të Lazios protestojnë kundër presidentit të klubit, skuadra italiane nuk mund të nënshkruajnë as me agjentë të lirë

Mijëra tifozë të Lazios protestojnë kundër presidentit të klubit, skuadra italiane nuk mund të nënshkruajnë as me agjentë të lirë

Serie A
Kalo në kategori