LAJMI I FUNDIT:

Zidane përgjigjet me diplomaci për reagimet e Iscos

Zidane përgjigjet me diplomaci për reagimet e Iscos
(Fotomontazh: Screenshot/Movistar/Instagram)

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Monchengladbachut, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur edhe për reagimin e Iscos.

Mesfushori spanjoll është kapur nga kamerat gjatë një bashkëbisedimi me Marcelo, Luka Modric e Lucas Vasquez, duke e kritikuar francezin për trajtimin që i bën atij.


“Kur ai (Zidane) më aktivizon në formacionin e parë, mezi pret të më nxjerrë dhe e bën këtë pas një pjesëloje ose në minutën e 50-të. Ndërsa kur jam në bankën rezervë më inkuadron në fushë në minutën e 80-të”, citohet të ketë thënë 28-vjeçari, i cili qëndroi në bankën rezervë edhe në ‘el Clasico’ ndaj Barcelonës duke mos u aktivizuar.

(Foto: Screenshot/Movistar)

Gazetarët e kanë pyetur legjendën lidhur me reagimet e Iscos, ndërsa ai është përgjigjur me diplomaci.

Isco shpërthen ndaj Zidanes me bashkëlojtarët, kamerat e kapin dhe spanjolli mund të dënohet
Lexo po ashtu Isco shpërthen ndaj Zidanes me bashkëlojtarët, kamerat e kapin dhe spanjolli mund të dënohet

“Është ambicie. Ai dëshiron të luajë. Kjo është gjë pozitive. Lojtarët gjithmonë duan të luajnë. Ata duhet të jenë të gatshëm dhe të përgatitur për të luajtur kur t’ju vijë radha. Gjithmonë ka qenë kështu në këtë skuadër”, citon AS fjalët e Zidane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori