LAJMI I FUNDIT:

Zidane mes djalit dhe portierit të Milanit

Zidane mes djalit dhe portierit të Milanit

Në fillim ishte Manchester United dhe tani një tjetër super skuadër është duke u interesuar për portierin e Milanit dhe kombëtares italiane, Donnarumma.

Lajmi raportohet nga mediat spanjolle, sipas të cilave, madrilenët e shikojnë talentin e Milanit si zëvendësuesin ideal të Keylor Navas.


Sipas të përditshmes Sport, është shumë shpejt për të folur për tratativa, por interesi i Realit është i qartë, edhe pse trajneri aktual Zinedine Zidane është më shumë i interesuar të promovjë të birin Luca, që aktivizohet në radhët e skuadrës Castilla.

Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth transferimeve
Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth transferimeve

Donnarumma është i datëlindjes 1999, ndërsa Luca Zidane është një vit më i madh dhe trajneri francez duke lënë mënjanë nepotizmin, duket se kërkon të kursehet në merkato, duke i besuar të birit, për të cilin thuhet që është një portier i mirë.

Por presidenti Florentino Perez dihet që është mjaft i tërhequr pas talenteve dhe Donnarumma ka dhënë shenja se është një portier me shumë të ardhme, ndaj ai nuk do të kursehej të hynte në garë edhe me Manchester United, që ka bërë përpara me një ofertë prej 40 milionë eurosh.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori