LAJMI I FUNDIT:

Zidane kurrë nuk do ta ndërronte Ronaldon me Salahun

Zidane kurrë nuk do ta ndërronte Ronaldon me Salahun
CARDIFF, WALES - JUNE 02: Cristiano Ronaldo of Real Madrid shoots as Zinedine Zidane, Manager of Real Madrid looks on during a Real Madrid training session prior to the UEFA Champions League Final between Juventus and Real Madrid at the National Stadium of Wales on June 2, 2017 in Cardiff, Wales. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Zinedine Zidane ka folur për mediat para sfidës finale të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid dhe Liverpool do të takohen gjatë fundjavës në finalen e garës prestigjioze evropiane në Kiev të Ukrainës.


Trajneri francez, Zidane nuk ka pranuar të bëjë krahasim me Cristiano Ronalon dhe Mohamed Salahun.

Mohamed Salah (Getty Images)

Në fakt, në pyetjen e gazetarëve rreth ndërrimit të portugezit me egjiptianin, strategu ka qenë konkret në përgjigjen e tij.

“Jo. Kam Cristianon dhe flas për lojtarët e mi. Ronaldo është më i miri, ai e dëshmon këtë çdo vit dhe gjëja më e mirë është se me ne”, tha ndër të tjerash Zizu.

Kujtojmë se kjo është finalja e tretë rresht e trajnerit, ku në dy raste e mëparshme ka fituar trofeun e çmueshëm të kampionit.

Theksojmë se në rast të triumfit, ky do të ishte trofeu i 13 për Realin ndërsa i gjashti për Liverpoolin. /Telegrafi/