LAJMI I FUNDIT:

Zidane flet për Materazzin në konferencë për shtyp

Zidane flet për Materazzin në konferencë për shtyp
A photo taken 09 July 2006 shows French midfielder Zinedine Zidane (L) gesturing after head-butting Italian defender Marco Materazzi during the World Cup 2006 final football match between Italy and France at Berlin?s Olympic Stadium. AFP PHOTO JOHN MACDOUGALL (Photo credit should read JOHN MACDOUGALL/AFP/Getty Images)

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp para finales së Ligës së Kampionëve edhe për Marco Materazzin.

Në San Siro u mbajt konferenca për shtyp e Zidanes e cila përfundoi para pak momentesh, shkruan Telegrafi.

Lexo më shumë: Deklarata e Zidanes para finales ndaj Atleticos

I pyetur nga gazetarët italianë se çfarë ka për të thënë për faktin se Materazzi ka shprehur përkrahjen ndaj tij dhe se ka thënë që Reali me Zidanen më në fund ka gjetur trajnerin e duhur, francezi u shpreh në mënyrë mjaft indiferente.


“Jam i kënaqur me punën e bërë dhe jam i kënaqur për atë ë kemi bërë. Do të jetë e vështirë të fitohet ajo finale. Kjo është ajo që mund të them”.

“Hmm… është mirë nëse ai e ka thënë këtë, unë e bëj punën time dhe jam i kënaqur me gjithë atë që kemi bërë”, potencoi Zidane. /Telegrafi/


bike trails