LAJMI I FUNDIT:

Zhvillo idenë e biznesit në Innovation Centre Kosovo

Zhvillo idenë e biznesit në Innovation Centre Kosovo

Ndërmarrësit e rinj dhe inovatorët me ide komerciale kanë mundësinë për t’u bërë pjesë e programit të inkubatorit në ICK dhe të përfitojnë shërbime profesionale dhe përkrahje financiare.

Me përkrahjen e ICK-së, donatorëve dhe partnerëve vendor & ndërkombëtar, ju do të mund të shndërroni një ide të shkëlqyer në biznes të suksesshëm e fitimprurës. Të filloni biznesin tuaj me përkrahje nga ICK është një përparësi e madhe për të depërtuar në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtar.


  • Punëtoria e ndërmarrësisë / Founders’ Bootcamp
  • Mentorim profesional nga +50 ekspertë të fushave të ndryshme
  • Konsulencë për biznes
  • Hapësirë dhe zyre në qendër të Prishtinës me infrastrukturë moderne dhe qasje 24/7;
  • Qasje në rrjete të investitorëve vendor dhe ndërkombëtar
  • Pjesëmarrje në ngjarje dhe panaire vendore & ndërkombëtare
  • Trajnime & punëtori profesionale
  • Programi Pre-Accelerator
  • Përkrahje financiare
  • Promovim dhe vizibilitet
  • Partneritete nderkombëtare
  • Mbështetje dhe bashkëpunim me komunitetin Alumni
  • Shërbime nga:
  •   Amazon Web Service
  •   Microsoft BizSpark
  •   Sendgrid

Personat që kanë ide për biznese startup në fushën e TIK, ftohen që të aplikojnë online deri më 4 Tetor 2021.

Thirrja është e hapur edhe për ekipet me ide biznesi dhe për kompanitë  e regjistruara, por jo më të vjetra se 2 vite. Pjesë e kësaj thirrjeje është edhe programi obligativ pesë-ditor “Startup Bootcamp” (që do të mbahet gjatë muajit Tetor 2021) për ngritjen e shkathtësive për ndërmarrësit e rinj në fushën e biznesit, zhvillimit të produktit/shërbimit, modelit të biznesit, dizajnimit të prezantimit, shkathtësive të komunikimit, marketingut, shitjes, financave si dhe “Business Model Canvas & Lean Menaxhment”.

Qëllimi i ICK-së është që të përzgjedhë idetë e biznesit të cilat janë inovative dhe konkurruese me tendenca të rritjes dhe shndërrimit në biznese të suksesshme. Deri tani, ICK ka mbështetur më shumë se 400 biznese startup, me mbi 2,500 anëtarë.

Për më shumë informata në lidhje me këtë si dhe për të aplikuar online, klikoni këtu.

Thirrja e 24-të për ide biznesit mbështetet nga Ambasada e Suedisë

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori